Mehaj pasi Amerika e ndaloi t’i grahte mjeteve në FSK: Kurrë më mirë s’kemi bashkëpunuar

Mehaj pasi Amerika e ndaloi t’i grahte mjeteve në FSK: Kurrë më mirë s’kemi bashkëpunuar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurrë nuk ka qenë më i mirë dhe më i ngushtë. Mehaj gjatë raportimit në Komisionin për Çështja të Sigurisë dhe Mbrojtjes tha se kanë marrë konfirmimin se Kosova do të jetë nikoqire e operacionit ushtarak “Defender Europe […]

Ai konfirmoi se Ministria e Mbrojtjes veçse ka filluar përgatitjet për këtë operacion që do të mbahet pas dy vitesh.

“Me datë 25 tetor kemi marrë konfirmimin se Kosova do të jetë vendi nikoqir i “Defender Europe 2023. Kjo ka rëndësi të madhe për ne sepse do të marrim pjesë me dy regjimente. Ne kemi filluar menjëherë përgatitjet si me blerjen e pajisjeve ushtarake që nevojiten për këtë ushtrim”, tha ministri.

Më tutje, Mehaj tha se ky konfirmim dëshmon se Kosova dhe ShBA-të i kanë raportet e mira dhe të ngushta.

“Kjo edhe njëherë e dëshmon bashkëpunimin e ngushtë që e kemi me SHBA-të dhe besimin e tyre ndaj neve. Unë e ritheksojë në plotësi të plotë se kurrë më mirë s’kemi pasur bashkëpunim me ShBA-të sesa që kemi sot. Këtë mundet t’ua konfirmojnë edhe ShBA-të”, ka thënë Mehaj.

Ministri foli edhe për operacionin “Defender Europe 2021” dhe miratimin e disa ligjeve të rëndësishme për FSK-në.

“Është miratuar ligji për marrjen pjesë të FSK-së në misione ndërkombëtare, siç është edhe Ligji për Deminim, Ligji për Policinë Ushtarake që janë në proces. Gjatë muajit maj për 12 ditë me radhë Kosova si rend pritës ka ushtruar operacionin “Defender Europe 2021”, ku ushtrimi ka qenë ndër më të mëdhat që nga lufta e dytë botërore e drejtuar nga ShBA-të. Në këtë ushtrim FSK-ja ka marr pjesë me 330 pjesëtar dhe ka qenë vend nikoqir”, deklaroi Mehaj në Komision.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike