Majlinda Kelmendi: Nuk e kam meritu me përfundu kështu

Majlinda Kelmendi: Nuk e kam meritu me përfundu kështu

Kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi ka folur për garën e fundit të të karrierës së saj si xhudiste, raporton Gazeta Express. Në emisionin ‘Pressing’ në T7, Kelmendi tha se karrierën në aspektin sportive e ka mbyllur në mënyrën më të keqe, e që thotë, se nuk e ka merituar të ndodhte kështu. Ajo tha se në […]

Në emisionin ‘Pressing’ në T7, Kelmendi tha se karrierën në aspektin sportive e ka mbyllur në mënyrën më të keqe, e që thotë, se nuk e ka merituar të ndodhte kështu.

Ajo tha se në vitin e fundit nuk është ndjerë mirë dhe për shkak të lëndimeve ka qenë e lodhur fizikisht dhe psiqikisht, gjë që kanë ndikuar në paraqitjen e saj në lojërat olimpike në Tokio.

“Ka kohë që e kom mendu. Viti I fundit ka qenë I vështirë për mu. Në janar të këtij viti, i kam thënë Tonit që s’po du me garu mo, s’po ndihna mirë. Arsyeja kryesore kanë qenë lëndimet. Jam lodh shumë fizikisht dhe psiqikisht. Unë e kom ditë që lojërat olimpike në Tokio kanë me qenë gara jem e fundit dhe qashtu ka ndodhë”, tha Kelmendi.

Xhudistja e artë tha se ceremonia e mbrëmshme ku u nderua me urdhërin ‘Shote Galica’ e ka bërë të ndihet jashtëzakonisht mirë.

“Ceromonia e mbrëmshme ka qenë jashtëzkaonisht e mirë, presidentja Osmani më ka nderuar shumë. Karrierën në aspektin sportive, unë personalisht mendoj që e kom mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme dhe s’e kom meritu me ndodh ashtu. Me shku në lojëra olimpike si një garues me potenciale që me shku deri në finale dhe me ra në xhiro të parë, ndihesh shumë keq. Në anën tjetër, çmimi dhe nderimi që ma ka dhënë presidetja më ka bërë të ndihem jashtëzakonisht mirë”, shtoi ajo.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova