Liga e Kampionëve: Milani kërkon me çdo kusht kualifikimin, pret në shtëpi Liverpoolin

Liga e Kampionëve: Milani kërkon me çdo kusht kualifikimin, pret në shtëpi Liverpoolin

Me fillim nga ora 21:00 do të fillojë derbi mes skuadrës italiane AC Milan dhe gjigandit anglez Liverpool, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e sotme do të jetë tejet e rëndësishme për “Rossonerët” ku vetëm fitorja ndaj Liverpoolit mund t’ia sigurojë biletën drejt eliminatoreve. […]

Ndeshja e sotme do të jetë tejet e rëndësishme për “Rossonerët” ku vetëm fitorja ndaj Liverpoolit mund t’ia sigurojë biletën drejt eliminatoreve.

Po ashtu, Milani do të mbajë shpresa që takimi mes Portos e Atletico Madridit të përfundojë me barazim, në mënyrë që të sigurohet kualifikimi tutje.

Në xhiron e fundit, Milani shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Atletico Madridit, kurse Liverpooli e mposhti me rezultat solid 2:0 skuadrën e Portos.

Momentalisht, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në Grupin B, Liverpooli veçse ka siguruar kualifikimin tutje, ku pozicionohet në vendin e parë me 15 pikë, kurse Milani zë vendin e tretë me gjithsej katër pikë, vetëm një sosh larg vendit të dytë Portos.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Calabria, Castillejo, Giroud, Kjaer, Leao, Pellegri, Plizzari dhe Rebic, kurse te Liverpooli do të mungojnë Elliot, Firmino, Jones dhe Milner.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

AC Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalulu, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Tonali; Saelemaekers, Diaz, Krunic; Ibrahimovic

Liverpool (4-3-3): Alisson; Williams, Konate, Van Dijk, Tsimikas; Morton, Henderson, Oxlade-Chamberlain; Salah, Origi, Minamino

Grupi B

21:00 AC Milan – Liverpool (Stadiumi San Siro)

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova