Kur Hodgson e shiti gabimisht lojtarin e Liverpoolit duke menduar se ishte tjetri

Kur Hodgson e shiti gabimisht lojtarin e Liverpoolit duke menduar se ishte tjetri

Liverpooli ka ngjitur një ‘mal’ të tërë që nga ditët e errëta të Roy Hodgsonit në klub. Hodgson mbijetoi vetëm 20 ndeshje në ‘Anfield’, para se të shkarkohej me vetëm pesë fitore në gjashtë muaj qëndrim, transmeton Periskopi. Ai e la klubin vetëm katër pikë mbi zonën e rrezikshme në tabelë. Regjimi katastrofal nuk ishte […]

Hodgson mbijetoi vetëm 20 ndeshje në ‘Anfield’, para se të shkarkohej me vetëm pesë fitore në gjashtë muaj qëndrim, transmeton Periskopi.

Ai e la klubin vetëm katër pikë mbi zonën e rrezikshme në tabelë.

Regjimi katastrofal nuk ishte krejtësisht faji i Hodgsonit. Liverpooli kishte një skuadër të dobët dhe problemet jashtë fushës në lidhje me pronarët qartazi nuk ndihmuan në kauzën.

Por shpejt u bë e qartë se Hodgson nuk e ksihte mentalitetin e duhur për të menaxhuar një prej klubeve më të mëdha në botën e futbollit.

Liverpool vs Northampton

Përveç konferencave bizare për shtyp, ai gjithashtu bëri disa transferime katastrofale.

Në fakt, një storie sugjeron se njëherë ai shiti lojtarin e gabuar te Fulhami.

Pasi mori drejtimin në verën e vitit 2010, Hodgson peshkoi te ish klubi për Paul Konchesky. Sa më pak për transferimin 5-milionësh të tij, aq më mirë.

Paul Konchesky

Si pjesë e marrëveshjes, Lauri Dalla Vale dhe Alexander Kacaniklic kaluan në ‘Craven Cottage’.

Mirëpo, sipas Kacaniklic, Hodgson deshi të shiste një Alex tjetër dhe jo atë.

”Ishte e vështirë për Liverpoolin të më zëvendësonte, por kur isha në Fulham dhe para se të nënshkruaja, pata një bisedë me Roy Hodgsonin në telefon, ku ai zbuloi se e kishte zgjedhur Alexin e gabuar,” tha Kacaniklic.

”Në kokën e tij, ai mendoi se kishte shitur një Alex tjetër për Koncheskyn. Por pastaj ishte shumë vonë.

”Pastaj ai thjesht më tha se isha i mirëseardhur te Liverpooli me krahë të hapur, por që mund të bëja atë që ndjeja. Deri atëherë, unë tashmë e kisha ndarë mendjen dhe isha shumë i emocionuar që po vija te Fulhami.”

Alexander Kacaniklic

Wow. Paramendoni nëse Kacaniklic të ishte shndërruar në superyll te Fulhami.

Fatmirësisht për Hodgsonin dhe Liverpoolin, nuk doli të ishte ashtu.

Suedezi bëri 100 paraqitje për Fulhamin në Premier League dhe Championship dhe u dërgua në huazim te Watfordi dhe Burnley.

Ai pastaj kaloi te Nantes si transfer i lirë më 2016, para se të rikthehej në vendlindje, te skuadra Hammarby, në shkurt të vitit 2019 si 30-vjeçar.

Tash ai luan për Hajduk Splitin në Kroaci. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova