Ish-nënkryetari i FVK-së: Në sportin kosovar ka raste të abuzimit seksual por nuk lajmërohen

Ish-nënkryetari i FVK-së: Në sportin kosovar ka raste të abuzimit seksual por nuk lajmërohen

Një koment i ish nënkryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Visar Alimehaj, sa është shqetësuese aq edhe alarmuese për sportin në përgjithësi të Kosovës. Ai ka thënë se ka abuzime seksuale në sportin e Kosovës. ““E kam ngrit këtë shqetësim edhe tek Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës. Ka raste të abuzimeve […]

Një koment i ish nënkryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Visar Alimehaj, sa është shqetësuese aq edhe alarmuese për sportin në përgjithësi të Kosovës. Ai ka thënë se ka abuzime seksuale në sportin e Kosovës.

““E kam ngrit këtë shqetësim edhe tek Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Ka raste të abuzimeve edhe në Kosovë. Disa janë lajmëruar dhe shumica as nuk lajmërohen.

Këtë punë duhet ta merr shumë seriozisht Ministria por edhe Komiteti Olimpik i Kosovës” , ka komentuar Alimehaj.

Trajneri i mirënjohur i volejbollit Bujar Dervishaj, i cili jeton e vepron në Zvicër, është i shqetësuar me këtë fenomen.

Image

“Respekt për Visar Alimehaj që e ka hap këtë temë për diskutim.

Ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës duhet ta formojë menjëherë Kampanjën dhe të organizon stafin i cili përkujdeset për Sportistët dhe Sportistet… Emri i kësaj kampanje le të quhet “NA TREGO” ose “SI JENI” ku sportistet munden te Kontaktojnë stafin dhe te ju tregojnë për te gjitha Problemet qe i kanë gjatë karrierës së tyre sportive dhe jo vetëm për ngacmime apo abuzime seksuale por edhe ato mentale etj.”, komenton Dervishaj në shkrimin e Alimehajt.

Nga ana tjetër, Visar Alimehaj, i përgjigjet Dervishajt:

“Para dy vitesh e kam kuptuar se kanë qenë dy raste të lajmëruara në prokurori. Mirëpo kamë kuptuar se ka raste tjera të ngacmimeve dhe abuzimeve”.

Hysni Hoti, trajner i atletikës komenton:  “Është mirë federatat që të merren me këtë çështje sepse këto çështje janë prezente në federatat ekzistuese por komisionet përkatëse i mohojnë dhe i mshefin këto dukuri e për këtë arsye mungon edhe suksesi në sporte të ndryshme, respekt për autorin e kësaj teme”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova