Hoxha që varrosi të vrarët e Reçakut reagon për deklaratën e Vulinit: Tash po bëhet masakra e radhës

Hoxha që varrosi të vrarët e Reçakut reagon për deklaratën e Vulinit: Tash po bëhet masakra e radhës

Ministria e Brendshme e Serbisë në bashkëpunim me Radio Televizionin e Serbisë kanë filluar xhirimet e një filmi për Masakrën e Reçakut. Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka vizituar ekipin filmik dhe ka thënë se ajo ngjarje është gënjeshtër dhe një trillim. Hoxha i cili kishte varrosur të vrarët, e quajti deklaratën […]

Hoxha i cili kishte varrosur të vrarët, e quajti deklaratën një ringjallje e ndjenjave jo të mira

“Tash po bëhet masakra e radhës jo vetëm mbi të masakruarit, por edhe familjarët, komunën edhe gjithë shqiptarët, sepse ta mohosh një masakër që e ka bërë pushteti i atëhershëm dhe të mundohesh tia hedhësh fajin dikujt tjetër është masakër më e rëndë. Prandaj ne nuk kemi çka të habitemi, sepse qysh në ditët e para janë mundu që ta fshehin këtë krim, shqiptarët nuk e kanë cilësuar si masakër e ka cilësuar faktoi ndërkombëtarë.” tha ai në një intervistë për Klan Kosova.

Tutje, ai tha se të gjitha këto trillime dhe mashtrime të pushtetit serb janë të kota.

“Sepse vetë fakti që për një muaj rresht i morën viktimat deshtën me fsheh krimin, gjatë asaj periudhë kohore, ushtruan trysni tek faktorët e ndryshëm, saqë nuk i kursyen edhe imamët, hoxhallarët, njëri prej tyre kam qenë edhe unë dhe imami i nderuar, rahmetliu, Mahmut Efendi Mahmuti, pasiqë ushtronin dhunë psikologjike, kërcënime prej më të ndryshmeve që t’i varrosim jo së bashku, por t’i ndajmë në tri lokacione.”

Kjo sipas tij të jep të nënkuptosh se fshihet diçka tjetër, prandaj siç tha, këtyre deklaratave as vetë serbët në Serbi nuk ju besojnë.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit