Hoxha i VV-së linçon një gazetar të papunë dhe pastaj pyet AKG-në: “A po e linçoj?”

Hoxha i VV-së linçon një gazetar të papunë dhe pastaj pyet AKG-në: “A po e linçoj?”

Një ndër zyrtarët e lartë të partisë së Albin Kurtit, Elvis Hoxha, ka bërë një postim provokues në profilin e tij në Facebook ku ka linçuar gazetarin që aktualisht është i papunë, z.Berat Buzhala. Ai është marrë me dënimin që i ka bërë gjuhës linçuese të grupit “MeKryeministrin”, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Po ashtu, […]

Ai është marrë me dënimin që i ka bërë gjuhës linçuese të grupit “MeKryeministrin”, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Po ashtu, ai ka fyer rëndë z. Berat Buzhala duke pretenduar se ai ka argumente “pro korrupsionit ekonomik e qeveritar” edhe pse një gjë e tillë nuk është thënë nga ky i fundit, përcjell Periskopi.

Hoxha duket se ka qenë i prekur nga fjalët e gazetarit që pretendonte se z. Kurti është “i korruptuar ideologjikisht”.

Për më tepër, Hoxha i VV-së ka pyetur AGK-në: “A po e linçoj me postimin tim?”

Kujtojmë që Hysamedin Feraj së fundi është dënuar madje edhe nga Federata Evropiane e Gazetarëve për gjuhë të urrejtjes ndaj gazetarëve.

Statusi i plotë:

Do të duhej që asociacioni i gazetarëve të kuptojë se opinionistët dhe analistët, ata që kanë blerë me kontrata private valën publike dhe që kanë përvetësuar orë publike, nuk janë as gazetarë investigativë e as gazetarë terreni që mund t’i linçojë dikush me profilin e vet ne FB. Kështu që është mirë që asociacioni mos të na marrë për budallenj. Sepse, kur diçka përsëritet, mund ta marrim ne associacionin për kolektiv të organizuar mashtruesish. Për, shembull, sa për ta kuptuar, a është Berat Buzhala gazetar? Nëse është i tillë, ai duhet të kritikohet rëndë nga asociacioni, pasi ndërton argumente në studiot televizive pro korrupsionit ekonomik e qeveritar, ndërkohë që akuzon kryeministrin e Kosovës për korrupsion ideologjik. Buzhala mund të përdorë intervista ekskluzive qe marin 1.5 orë kohë, të ndërtojë argumente pro korruptimit oligarkik, por e ka të drejtën të mbrohet nga asociacioni. Domethënë se asociacioni nuk është i gazetarëve, por i Buzhalave. Po pres gjykimin e asociacionit: a po e linçoj me postimin tim?

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike