Gjykata kthen vendimin e saj pas presionit amerikan: Julian Assange mund të ekstradohet në ShBA

Julian Assange mund të ekstradohet për në ShBA, ka vendosur gjykata e lartë duke e kthyer vendimin e gjykatës që ishte marrë më herët gjatë vitit. Vendimi i sotëm është një goditje e madhe ndaj ish themeluesit të Wikileaks, dhe përpjekjeve të tij për të parandaluar ekstradimin në ShBA për t’u përballur me akuza spiunazhi, […]
Vendimi i sotëm është një goditje e madhe ndaj ish themeluesit të Wikileaks, dhe përpjekjeve të tij për të parandaluar ekstradimin në ShBA për t’u përballur me akuza spiunazhi, megjithëse opsionet për apel mbesin të hapura për ekipin e tij.
Një varg garancish ishin shtyrë përpara këtë vit si pjesë e përpjekjeve të ShBA-ve për të përmbysur vendimin e muajit janar nga gjykatësja Vanessa Baraitser që thosthe se Assange nuk mund të ekstradohej për shkak të frikës për shëndetin e tij mendor dhe për rrezikun e vetëvrasjes në burgun amerikan.












