“Gerrard legjendë e Liverpool”, Klopp: Dua gjithmonë ta mund mikun tim

“Gerrard legjendë e Liverpool”, Klopp: Dua gjithmonë ta mund mikun tim

Steven Gerrard mori drejtimin e Aston Villa një muaj më parë dhe sot u rikthye si kundërshtar në “Anfield”, stadium ku kaloi vitet më të bukura si futbollist dhe kapiten i Liverpool. “The Reds” iu falën një penalltie të kthyer në gol nga Momo Salah për të marrë 3 pikët e radhës, teksa trajneri Jurgen […]

Steven Gerrard mori drejtimin e Aston Villa një muaj më parë dhe sot u rikthye si kundërshtar në “Anfield”, stadium ku kaloi vitet më të bukura si futbollist dhe kapiten i Liverpool.

“The Reds” iu falën një penalltie të kthyer në gol nga Momo Salah për të marrë 3 pikët e radhës, teksa trajneri Jurgen Klopp u ndal te Gerrard në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

Tifozët vendas i rezervuan një pritje fantastike idhullit të tyre, ndërsa dy trajnerët u panë pas përfundimit të takimit duke biseduar së bashku.

Steven na uroi për fitoren dhe unë e falënderova për fjalët e mira. Ia dolëm të fitonim, por nuk është momenti të flasim shumë për këtë ndeshje.

Asnjë dhe askush nuk ka shanse të futet mes meje dhe Steven, jemi të dy tipa që përqendrohemi shumë te ndeshjet tona. Kjo është ideja e kësaj loje, ju mund të jeni miku më i mirë i dikujt dhe kur luan kundër tij dëshironi ta mundësh.

Kam pasur të njëjtën ndjesi me David Wanger në të kaluarën. Pritja e tifozëve për të ishte e duhura, por sigurisht që rikthimi në ‘Anfield’ ishte i vështirë për Steven.

Ai është një legjendë e Liverpool, ne nuk mund ta ndryshojmë atë tani, madje as nuk duhet ta provojmë. Aston Villa luajti shumë mirë, padyshim që ata luftuan sot për një rezultat pozitiv, të shtyre edhe nga Gerrard”, theksoi Jurgen Klopp.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova