Futbollistë me paga nga 7-8 mijë euro: Superliga në krizë? Paralajmërohet ulja e rrogave marramendëse

Futbollistë me paga nga 7-8 mijë euro: Superliga në krizë? Paralajmërohet ulja e rrogave marramendëse

Kriza financiare është kthyer sërish në futbollin kosovar sa që shumë futbollistë e trajnerë shkuan në pushim dimëror pa i marrë të gjitha pagat nga një pjesë e madhe e klubeve të tyre. Trendin e rritjes së pagave në futbollin kosovar nuk e ka ndalur as pandemia, e cila edhe në klubet më të mëdha […]

Kriza financiare është kthyer sërish në futbollin kosovar sa që shumë futbollistë e trajnerë shkuan në pushim dimëror pa i marrë të gjitha pagat nga një pjesë e madhe e klubeve të tyre. Trendin e rritjes së pagave në futbollin kosovar nuk e ka ndalur as pandemia, e cila edhe në klubet më të mëdha evropiane ka imponuar ulje të pagave. Duke e parë situatën, donatori dhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, propozon ulje të pagave deri në 30 për qind edhe në Kosovë. Këtë thotë se duhet ta bëjnë bashkërisht klubet.

Pjesa e parë e kampionatit në Superligën e Kosovës tashmë ka përfunduar, ndërsa futbollistë e trajnerë të shumtë në pushim dimëror do të shkojnë pa i marrë të gjitha pagat nga klubet e tyre. Kjo pasi një pjesë e konsiderueshme e klubeve qe një kohë të gjatë janë përballur me krizë financiare, e cila krizë është ndje edhe te ato klube që ia kanë dal disi t’i kryejnë obligimet ndaj futbollistëve, trajnerëve dhe punonjëseve të tyre, shkruan Gazeta Express.

Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen
Kohëve të fundit janë identifikuar klube si Prishtina, Ballkani, Drenica, Feronikeli e Llapi me borxhe prej një deri në katër muaj ndaj lojtarëve të tyre, të cilët kanë paga goxha të larta. Në Superligën e Kosovës thuhet se ka futbollistë që merr rrogë deri në 7 apo 8 mijë euro në muaj. Kjo rritje ka filluar pak kohë para pandemisë, e cila në shumë vende të Evropës i ka detyruar edhe klubet më të mëdha evropiane t’i ulin pagat. Kurse, trendin e rrogave të mëdha në Kosovë nuk e ka ndalur as pandemia, gjë që ka ndikuar në thellimin e krizës financiare të klubeve, të cilat financohen nga disa donatorë, bizneset e të cilëve janë prekur nga Covid-19.

Kriza financiare është ndje edhe në njërin prej klubeve më të mëdha të Superligës, te Llapi që financohet nga familja Batatina. Donatori i cili e mban edhe postin e kryetrajnerit në Llap, Tahir Batatina, në një bisedë me Gazetën Express, hedh idenë e uljes së pagave në Superligën e Kosovës, me qëllim që të mos rrezikohet e ardhmja e klubeve elitare.

“Unë jam i mendimit që pagat në Superligë të ulen deri në 30 për qind. Dhe këtë duhet ta bëjnë bashkërisht të gjitha klubet me një pajtim dhe koordinim gjithëpërfshirës”, deklaron për Express Batatina, i cili beson se një ulje e pagave prej 30 për qind do të mirëkuptohej edhe prej futbollistëve, të cilët megjithatë do të vazhdonin të paguheshin kënaqshëm.

“Në Superligën e Kosovës ka lojtarë që paguhen edhe me 7 apo 8 mijë euro në muaj. Rroga mesatare besohet se është 3500 euro. Këso rroga në këtë kohë nuk ka askund në rajon, veç te ne në Kosovë”, thekson Batatina.

Ai tregon se si brenda një periudhë rrogat që ishin trishifrore u shndërruan në katërshifrore. “Ndikoi euforia e anëtarësimit në UEFA. Euforia për të marrë pjesë në mënyrë me dinjitet në garat evropiane bëri që të vjen kjo rritje e shpejtë dhe e madhe e rrogave. Por, kjo është e rrezikshme për të ardhmen e klubeve, për stabilitetin, andaj duhet filluar kontrolli, të shkelim me këmbë në tokë dhe të punojmë mbarë edhe për një të ardhme më të sigurt”, nënvizoi Batataina.

Sipas tij, donatorët e klubeve meritojnë respekt shoqëror e institucional për sakrificat që bëjnë për futbollin kosovar. “Pa qenë në pozitën e një donatori që jep gjithçka nga vetja për futbollin është e vështirë të kuptohet një donator. Por unë ju siguroj se për këta njerëz do të shkruhen libra dhe do të dëgjojnë edhe gjeneratat e ardhshme. Japim pa fituar asgjë. Kur japim nuk llogarisim se do të fitojmë diçka. Andaj, donatorët e futbollit meritojnë respekt, por edhe përkrahje institucionale”, potencon Batatina.

Kriza financiare ka qenë kaherë e madhe në futbollin kosovar, të cilën nuk po e eliminon dot as anëtarësimi i Kosovës në UEFA e FIFA.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova