​Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, mbrojtja merr në pyetje dy dëshmitarë të ZPS-së

​Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, mbrojtja merr në pyetje dy dëshmitarë të ZPS-së

Zdenka Pumper dhe Miro Jukiq, të dy punonjës të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, janë ftuar përsëri për të dhënë dëshmi para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Paraqitja e tyre në gjykimin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt vjen pasi trupi gjykues e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Gucatit për t’u bërë […]

Më 10 dhjetor 2021 trupi gjykues në krye me Charles Smith e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së Gucatit për t’u bërë pyetje plotësuese dëshmitarëve 4841 dhe 4842 duke urdhëruar mbrojtjen që të kufizojë pyetjet për materialet të cilat janë nxjerrë.

“Mbrojtja duhet të jetë e gatshme për të shpjeguar rëndësinë e linjës së pyetjeve që kanë të bëjnë me materialet. Paneli po ashtu kujton se për qëllime të sigurisë dhe mosnxjerrje të identitetit të dëshmitarëve dhe interesave të drejtësisë mbrojtja është udhëzuar që kryejë këto pyetje plotësuese në seancë private. Trupi gjykues në momentin e duhur do të rishikojë gjithashtu edhe transkriptën dhe do të urdhërojë riklasifikimin nëse është e rëndësishme”, ka thënë gjykatësi Smith.

Zdenka Pumer ishte dëshmitarja e parë e ZPS-së në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Koordinatorja e hetimeve në ZPS kishte deklaruar se është përfshirë në kontrollin e çështjes nga 25 shtatori 2020 ndërsa deri në këtë periudhë, ajo ka thënë se nuk e di kush ka qenë hetuesi që është marrë me çështjen OVL-UÇK.

Ndërsa Miro Jukiq ishte dëshmitari i tretë i ZPS-së në këtë proces gjyqësor.

Në kohën e rrjedhjes së dokumenteve ai ka qenë punonjës i sigurisë së dëshmitarëve në ZPS-së dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ka kontaktuar me rreth 30 dëshmitarë.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike