Dhuna në familje: Për 24 orë, shtatë burrat sulmuan shtatë gratë e tyre

Përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar plot tetë raste të dhunës në familje në Republikën e Kosovës, të raportuara në Polici. Pesë prej këtyre rasteve kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës. Një burrë është arrestuar pasi ka ofenduar dhe është sjellë dhunshëm me bashkëshorten e tij në kryeqytet. Po në kryeqytet, një burrë tjetër […]
Pesë prej këtyre rasteve kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës.
Një burrë është arrestuar pasi ka ofenduar dhe është sjellë dhunshëm me bashkëshorten e tij në kryeqytet. Po në kryeqytet, një burrë tjetër ka ushtruar dhunë edhe fizike por edhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij.
Në Podujevë, një llapjan e ka kanosur vazhdimisht gruan e tij. Dy raste të tjera kanë ndodhur në Obiliq. Burri ka ushtruar dhunë psiqike për shkaqe xhelozie ndaj gruas në rastin e parë, ndërsa në të dytin ka shtruar dhunë psiqike për shkak të një mosmarrëveshjeje, përcjell Periskopi.
Edhe në Rajonin e Pejës kanë ndodhur tri raste.
Në Istog një burrë e ka rrahur së pari gruan e pastaje edhe djalin e tij, më pas djali dyshohet se ka sulmuar fizikisht të motrën.
Po në Istog, një burri ka dashur t’i amrrë me forcë fëmijët e tij.
Në Pejë ndërkohë, babai e ka kanosur djalin. /Periskopi












