‘Demagogë, fituat për ndyshim e jo për vajtim” – Populli kritikon ashpër deputete Fitoren për rrymën

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar me nervozë pasi mediet ia përkujtuan një status të para një viti e gjysmë kur kërkonte rrymë pa asnjë kusht. Por, anëtarët e popullit duket se i kanë kthyer shpinën në bazë të komenteve të shumta që i kanë vërshuar statusin. Deputete Pacolli kishte shkruar më 5 mars […]
Deputete Pacolli kishte shkruar më 5 mars të vitit 2020 se nuk i interesonte nëse kishte prishje duke kërkuar furnizim të rregullt me energji elektrike.
Po ashtu, ajo e konsideronte mungesën e rrymës si shkelje të të drejtave themelore të qytetarit.
Por, e kaluara duket se e ka nervozuar znj. Pacolli që në një postim tjetër shau qeveritë e mëhershme, përcjell Periskopi.
Shumë komente i shohin arsyetimet e znj. Pacolli si të kota dhe të pavlefshme.
“O ju jeni praktikanta, nuk keni lidhje me asgjë. Hec more përvishnju punës se për ndryshim e keni marrë votën o dështaka,” – shkruan z. Ahmeti.
Një tjetër i ka përkujtuar darkën e ngrënë me oktapoda, dhe e cila kishte kushtuar gati katërqind euro.















