“Boll ma”, gastronomët kërkojnë lirimin e masave, paralajmërojnë protesta më masive

Gastronomët kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar masat Anti-COVID. Ata kërkuan nga qeveria që të zgjatet orari i punës deri në orën 01:00, të lehohet puna në sallat e dasmave, të bëhet subvenvionimi i punëtorëve që nuk kanë punuar që 600 ditë e të shtyhet pagesa e afateve të kredive. Me […]
Ata kërkuan nga qeveria që të zgjatet orari i punës deri në orën 01:00, të lehohet puna në sallat e dasmave, të bëhet subvenvionimi i punëtorëve që nuk kanë punuar që 600 ditë e të shtyhet pagesa e afateve të kredive.
Me këtë rast, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit , Hysen Sugojeva ka deklaruar se qeveria ka marrë masa pa u konfultuar me ta.
“Përderisa pushtetarët po mbajnë darka lame, fushata politike me mbi 1 mijë njerëz duke zgjatur orarin të vendosur vetë ata, dhe neve nuk na lejohet të punojmë, ku është e drejta këtu. Edhe pse jemi në përparësi me procesin e vaksinimit, 60.01% të popullsisë të vaksinuar me dy doza,66 % e nga një dozë pra po thuajse jemi të imunizuar dhe prapë se prapë nuk ka ndikuar fare të infunzionohemi financiarisht por kanë vepruar në mënyrë paradoksale duke na mbyllu e duke na izoluar”, ka thënë ai.
Ndërsa, lryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar protestë edhe më masive se kjo e sotit.
“Ne sot kemi dashtë ta bëjmë një paralajmërim të një proteste ende më të madhe, ne duam ta dëshmojmë edhe sot se ne nuk jemi të dhunës por jemi të punës. Kështu që po ju kërkojmë hapjen tonë , nëse nuk keni subvencionim për me na mbajte atëherë na leni të punojmë. Tre muaj ditë nuk na kanë kthyer emali Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave, kjo është për marrë”, ka deklaruar ai.











