Blinken thotë se u shpallë luftë bandave të Veselinovicit dhe Radojicicit që operojnë në Kosovë e Serbi

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka dalë me një deklaratë pas vendimit të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të futur në listë sanksionesh rrjetet e korrupsionit në Europë përfshirë edhe grupin e krimit të organizuar në veri që drejtohet nga Zvonko Veselinovic. Antony Blinken ka thënë se para […]
Antony Blinken ka thënë se para Samitit për Demokracinë këtë javë ShBA-ja është duke vendosur saksione për disa individë në Europë dhe hemisferën perëndimore.
“Në përputhje me qëllimet e Samitit për Demokraci të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara po vendosin sot sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve nga disa vende në Evropë dhe hemisferën perëndimore. Këto sanksione synojnë autorët e korrupsionit në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818, i cili bazohet dhe zbaton Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut Magnitsky”, ka thënë ai.
Sekretari amerikan, Blinken tutje është shpreh se SHBA do të shfrytëzojë të gjitha mjetet për të thyer lidhjet mes aktivitetit kriminal dhe korrupsionit.
“Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer lidhjet midis aktivitetit kriminal dhe korrupsionit. Veprimet e sotme, me përcaktimet e Departamentit të Thesarit për akterë të korruptuar të lidhur me organizata kriminale transnacionale në El Salvador, Kosovë dhe Serbi, janë pjesë e përpjekjeve tona të gjithë qeverisë për të thyer këto lidhje dhe për të promovuar llogaridhënien për akterët e korruptuar”, ka thënë Blinken.
Sot, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar 16 individë nga 24 entite në disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media.
Në komunikatë ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinovic dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinovic kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinovic kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.
Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinovicit përfshinë: Ros, Andrija Zheljko Bojic, Srdjan Milivoje Vulovic, Milan Mihajlovic, Miljan Radisavljevic, Radovan Radic, Sinisa Nedeljkovic, Radule Stevic.
KËTU keni deklaratën e plotë të Blinken.
SHBA godet krimin e organizuar në veri, sanksione Veselinoviqit e Radojçiqit me bashkëpunëtorë












