Avokati i njohur flet për krimin në Gllogjan: Po dëmtohen rëndë hetimet

Avokati i njohur, Arianit Koci ka folur rreth procesit të hetimit për rastin e Deçanit ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës. Koci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se informatat më të ndjeshme rreth këtij rasti kanë rrjedhur në publik. “Disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe […]

Koci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se informatat më të ndjeshme rreth këtij rasti kanë rrjedhur në publik.

“Disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër. Madje është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt. Ashtu ndodhi”, ka shkruar Koci.

Ai tha se kjo është joprofesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë.

Tutje Koci tha se po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë.

Postimi i plotë:

Informatat më ndjeshme lidhur me rastin e Deçanit, kanë rrjedhur në publik – ka kohë.Disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër. Madje është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt.Ashtu ndodhi!Kjo është joprfesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë.Dhe kjo, nuk është hera e parë.Po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë.Prandaj, në këtë rast – çdo informatë – zyrtare apo jozyrtare, jam i prirur ta pranoj me rezerva deri në aktgjykim të plotfuqishëm. Dënues apo lirues.P.s.Informata dhe analiza, kanë dallim.E kush ka përvojë, saktësisht e dallon të parën prej të dytës.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit