Ancelotti: Duam finalen e CL

Ancelotti: Duam finalen e CL

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për ndeshjen e radhës kundër Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Gjiganti spanjoll do përballet me Interin, ndeshje që vendos cila skuadër do sigurojë kualifikimin si lider në fazën tjetër, transmeton lajmi.net. Ancelotti ka folur për disa situata para këtij derbi interesant, derisa lavdëroi edhe Interin. […]

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për ndeshjen e radhës kundër Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti spanjoll do përballet me Interin, ndeshje që vendos cila skuadër do sigurojë kualifikimin si lider në fazën tjetër, transmeton lajmi.net.

Ancelotti ka folur për disa situata para këtij derbi interesant, derisa lavdëroi edhe Interin.

Trofeu i Ligës së Kampionëve për herë të 14-të: “Nuk mendoj shumë. Jam i fokusuar të përgatitemi mirë për ndeshje. Nesër luajmë ndaj një skuadre të fortë, është ndeshje e Ligës së Kampionëve dhe duam fitore. Arritja deri në fund të garës është e vështirë, por ky është qëllimi. Për ta fituar, duhet të arrish deri në finale njëherë”.

Favorit për Ligën e Kampionëve: “Nuk mund të them nëse Madrid është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve ose jo, por do garojmë ndaj çdo skuadre. Nëse dëshiron të fitosh këtë garë, duhet të mposhtës më të mirin. Nëse është qëllimi të arrish deri në finale, duhet të mposhtet skuadrat e forta”.

Militao dhe Alaba: “Militao është më i fokusuar në pozitën e qendërmbrojtësit. Shkon shumë mirë lartë dhe poshtë dhe është shumë i fortë në rastet një kundër një. Me Alaba, është përmirësuar shumë në mënyrën e mbrojtjes pranë të tjerëve”.

Ndeshja e radhës ndaj Interit: “Është ndeshje e rëndësishme për ne. Luajmë ndaj një skuadre të fortë që është duke ia dal mirë dhe luan futboll të bukur. Duam pozitën e parë dhe kjo është e rëndësishme dhe luajmë në stadiumin para tifozëve. Do jetë ndeshje interesante”.

Atletico: “Prioritet për ne është kundër Interit, jo Atletico Madrid”.

Alaba: “Alaba është lojtar i mençur dhe prandaj është adaptuar shumë mirë. Donte të luante për skuadrën dhe është duke ia dal mirë. Andaj edhe është kombinuar me pjesën tjetër të mbrojtësve”.

Brozovic: “Brozovic është një ndër lojtarët kyç, por jo i vetmi. Si mund të bllokohet? Duhet të fokusohemi në fazën defensivë dhe ofensive”.

Ndërkohë, përballja mes Realit dhe Interit zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova