A duhet të konsumojmë fruta pas ushqimit?

A duhet të konsumojmë fruta pas ushqimit?

Sa i përket frutave, ekziston besimi se nuk është mirë t’i hani ato në fund të një vakti. Kjo për shkak se, sipas disa besimeve, do të jepte ndjenja të fryrjes dhe ngopjes dhe do ta bënte humbjen e peshës më të vështirë. Në të vërtetë, sipas ekspertëve të mjekësisë thuhet se disa substanca të […]

Sa i përket frutave, ekziston besimi se nuk është mirë t’i hani ato në fund të një vakti. Kjo për shkak se, sipas disa besimeve, do të jepte ndjenja të fryrjes dhe ngopjes dhe do ta bënte humbjen e peshës më të vështirë.

Në të vërtetë, sipas ekspertëve të mjekësisë thuhet se disa substanca të pranishme në fruta, siç janë fibrat dhe oligosakaridet, mund të shkaktojnë një transit më të ngadalësuar të ushqimit përmes traktit gastrointestinal, si dhe një akumulim të gazit për shkak të proceseve të fermentimit.

Megjithatë, theksohet se fenomenet e këtij lloji ndodhin mbi të gjitha tek ata që kanë një ndjeshmëri të lartë të zorrëve. Për shembull, ata që vuajnë nga ulcera, meteorizmi ose sindromi i zorrëve të irrituara.

Me përjashtim të këtyre situatave të veçanta, nuk ka asnjë kundërindikacion në konsumimin e frutave pas një vakti.

Përfundimi i ushqimit me fruta mund të jetë i dobishëm. Në veçanti, sheqernat që përmbahen në frut lëshohen më ngadalë nëse konsumohen në fund të një vakti se sa kur hahen me stomak bosh.

Aciditeti i frutave dhe vitamina C lehtëson absorbimin e hekurit që gjendet në perime. Substancat antioksiduese të pranishme në fruta mbrojnë ushqimin nga dëmtimet oksiduese. Së fundi, shija e thartë e frutave është e rëndësishme sepse i jep trupit sinjalin se vakti ka mbaruar.

Së fundi, studime të shumta kanë treguar se konsumimi i të paktën 5 racioneve të frutave dhe perimeve në ditë është i lidhur me një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve të rënda, si p.sh. sulmi në zemër, hipertensioni dhe kanceri i zorrës së trashë.

Shkurtimisht, ky është një ushqim që nuk duhet të mungojë kurrë në tryezën tonë, sidomos në fund të një vakti.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve