Zyrtare: Pensionohet Migjen Basha

Zyrtare: Pensionohet Migjen Basha

Në moshën 34-vjeçare dhe me 3 gola në 33 ndeshje me përfaqësuesen e Shqipërisë, Migjen Basha i var këpucët në gozhdë. Mesfushori i lindur dhe i formuar si futbollist në Zvicër, por që përqafoi ngjyrat kuqezi në rang kombëtares, i jep fund karrierës si futbollist. Nëpërmjet një postimi emocional në rrjetet sociale, ku liston të […]

Mesfushori i lindur dhe i formuar si futbollist në Zvicër, por që përqafoi ngjyrat kuqezi në rang kombëtares, i jep fund karrierës si futbollist.

Nëpërmjet një postimi emocional në rrjetet sociale, ku liston të gjitha skuadrat ku ka luajtur, Basha falënderon të gjithë ata që mbështetën në rrugëtimin e tij të gjatë dhe të bukur në futboll.

“Erdhi momenti të kthesh faqe…

Munda të jetoja ëndrrën time të fëmijërisë falë pasionit që më shoqëroi gjatë gjithë këtij udhëtimi që nisi në Zvicër dhe më çoi në Itali, Greqi, Australi dhe përsëri në sheshin e parë. Gjatë rrugës, me shumë dashuri dhe krenari mbrojta edhe ngjyrat e vendit tim.

Dua të falënderoj këtu të gjithë ata njerëz që më pritën me krahë të hapur dhe më ndihmuan që të ndihem rehat.

Inkurajimi nga familja ime, miqtë, mbështetësit, bashkëlojtarët, anëtarët e stafit dhe madje edhe kundërshtarët! Të gjithë ata disi më dhanë forcën për të luftuar në çdo top.

Faleminderit të gjithëve për atë që më keni dhënë gjatë rrugës!

Është koha për t’i dhënë lamtumirën karrierës sime.”

Migjen Basha u pajis me pasaportë shqiptare në verë të vitit 2012 ndërsa debutimi i tij me kuqezinjtë ndodhi në fitoren historike 0-1 në Norvegji (Hamdi Salihi realizoi një nga golat më të bukur në historinë e Kombëtares).

Katër ditë më vonë, Basha shënoi golin e parë si kuqezi, në miqësoren ndaj Lituanisë, e luajtur në “Niko Dovana”.

Migjen Basha është pjesë e asaj plejadë të futbollistëve kuqezi që bën realitet ëndrrën e madhe: pjesëmarrjen në “Euro 2016”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova