Vazhdon saga Real-Mbappe: Francezi zë ballinat e medieve spanjolle këtë mëngjes

Të gjitha gazetat sportive në Spanjë kanë vendosur Kylian Mbappe në ballinë. Saga për yllin francez po vazhdon edhe pas mbylljes së merkatos, me lojtarin që tashmë thuhet se në janar mund t’i bashkohet Real Madridit. Gjithçka u nxit nga disa komente të dhëna dje nga ai, ku thuhej se ai ka kërkuar largimin nga […]
Saga për yllin francez po vazhdon edhe pas mbylljes së merkatos, me lojtarin që tashmë thuhet se në janar mund t’i bashkohet Real Madridit.
Gjithçka u nxit nga disa komente të dhëna dje nga ai, ku thuhej se ai ka kërkuar largimin nga PSG qysh në muajin korrik, përcjell Periskopi.
Po ashtu, Mbappe komentoi edhe fjalët e presidentit të PSG se Kylian nuk do të largohet KURRË falas nga Parisi. Këto komente ai i quajti të frikshme.
Sot, mediet spanjolle e vendosin lojtarin në ballinë dhe shkruajnë për transferimin e tij në janar, anash “pesë transferimeve” të Barcelonës.
E ardhmja e Kylian Mbappe është më e rëndësishmja në aspektin sportiv në Spanjë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me lojtarin e PSG. /Periskopi/












