U21-shat e Kosovës synojnë fitoren kundër Çekisë

U21-shat e Kosovës synojnë fitoren kundër Çekisë

Futbollistët e Kosovës U-21 presin fitore në ndeshjen kundër Çekisë të enjten në mbrëmje. Por, për të dalë triumfues nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përzgjedhësi i Kosovës, Michael Nees, ua ka bërë me dije futbollistëve se duhet të bëjnë paraqitje të mirë, të jenë të disiplinuar në fushë dhe të koncentruar maksimalisht. E nëse […]

“Dardanët” e rinj të mërkurën në mëngjes, në Drenas, zhvilluan stërvitjen e fundit përgatitore para ndeshjes së tretë kualifikuese për kampionatin evropian të vitit 2023. Ndeshja në mes të Kosovës dhe Çekisë luhet të enjten në Prishtinë prej orës 19:00. Kosova është e pesta në Grupin G me tri pikë në dy ndeshje të zhvilluara, ndërsa Çekia lidere me gjashtë pikë të mbledhura. Edhe Shqipëria është në këtë grup me tri pikë të tubuara.

“Ne duhet të kemi paraqitje të mirë. Po ta kemi paraqitjen e mirë, të jemi të disiplinuar, të koncentruar dhe të fokusuar, siç kemi qenë në dy ndeshjet e para, atëherë mund të kemi rezultat pozitiv. Por, po ashtu ne duhet ta respektojmë kundërshtarin. Duhet ta kemi edhe besimin që të mos ndihemi inferiorë. Duhet të sjellim paraqitje të shkëlqyer për të pasur rezultat të mirë. Nëse do të fitojmë, do të ishim shumë të lumtur. I kemi shanset. Por nëse nuk jemi të vëmendshëm, nuk do të funksionojë”, ka thënë Nees.

Gjermani Nees e ka vlerësuar të vështirë përballjen ndaj çekëve. Por, ai insiston se Kosova është gati për t’i bërë ballë Çekisë. Kundër kësaj përfaqësueseje, Shpresat luajnë edhe të martën në udhëtim.

“Do të luajmë nesër dhe të martën e javës së ardhshme do të luajmë në udhëtim te Republika e Çekisë. Do të jenë dy ndeshje kualifikuese. Është paksa e veçantë sepse në të shumtën e rasteve nuk luan kundër të njëjtit kundërshtar dy herë rresht. Ne e kemi një kundërshtar të fortë me dy fitore nga po aq ndeshje në kualifikime. Ne i kemi përcjellë dhe i kemi analizuar dhe mendoj se nesër do të jemi të gatshëm”, është shprehur Nees.

Të motivuar para ndeshjes me Çekinë janë edhe futbollistët e Kosovës. Leard Sadriu pret mbështetje nga shikuesit për të dalë fitues ndaj çekëve.

“Jemi një ekip mjaft i komponuar, ku kemi qenë bashkë edhe në ndeshjet e kaluara. Ndaj Çekisë do të jetë e vështirë, por besoj se me punën që kemi bërë do të arrijmë rezultat pozitiv edhe pse do të jetë e vështirë, pasi Çekia ka ekip të mirë si në aspektin individual ashtu edhe atë kolektiv. Do të jetë ndeshja e parë me shikues pas dy vjetësh, por sado shikues që do të ketë, do të jetë një ndihmë dhe motiv më i madh për ne për të dhënë më shumë se 100 % nga vetja”, ka thënë Sadriu, që luan për Skënderbeun e Korçës.

Ndërkohë mbrojtësi Edvin Kurtulus ka thënë se në kampin e përfaqësueses ka besim të madh për rezultat pozitiv ndaj Çekisë. Ai vitin tjetër i bashkohet Hammarbyt të Suedisë

“Përgatitjet deri më tani kanë shkuar shumë mirë. Kemi vetëbesim. Fokusi fillimisht do të jetë ndeshja në ‘Fadil Vokrri’, ku shpresojmë t’i fitojmë pikët e plota e pastaj në udhëtim do ta kemi më të vështirë, por shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Mendojmë të luajmë lojë sulmuese kundër çekëve, kemi mundësi të luajmë lojë ofensive, por do të shohim, sepse nuk i dihet asgjëje. Ata vijnë me një ekip shumë të fortë dhe do ta shohim nesër”, ka deklaruar ai.

Edhe futbollisti i Llapit, Valmir Veliu, thotë se i kanë analizuar mirë ndeshjet e Çekisë dhe pret rezultat pozitiv ndaj tyre.

“Çekia dihet që ka një ekip të mirë, lojtarët e tyre luajnë në liga të forta të Evropës, por ne do ta japim maksimumin për të dalë me tri pikë nga përballja e parë. Jemi përgatitur maksimalisht, e kemi analizuar kundërshtarin dhe do të hyjmë të fuqishëm në fushë për të arritur rezultat pozitiv”, ka thënë Veliu.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova