Trump i drejtohet gjykatës për llogarinë në Twitter

Trump i drejtohet gjykatës për llogarinë në Twitter

Ish -presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga një gjykatës federal që të urdhërojë kompaninë Twitter t’ia aktivizojë llogarinë e tij në këtë rrjet social. Twitter e kishte bllokuar llogarinë e Trumpit për shkak të trazirave në muajin janar në Kongresin amerikan. Ndalimi i përhershëm i Trumpit nga Twitter pati nxitur debat nga mbështetësit, por […]

Twitter e kishte bllokuar llogarinë e Trumpit për shkak të trazirave në muajin janar në Kongresin amerikan.

Ndalimi i përhershëm i Trumpit nga Twitter pati nxitur debat nga mbështetësit, por edhe kundërshtarët e kësaj mase, të cilët thonin se një vendim i tillë shpërfaq fuqinë e kompanive të teknologjisë amerikane në debatin publik të vendit.

Në kërkesën e tyre të paraqitur në gjykatën federale amerikane në Florida, avokatët e Trumpit thanë se vendimi i Twitterit ishte i “detyruar” nga ligjvënësit e Kongresit.

“Twitter ushtron një shkallë të fuqisë dhe kontrollit mbi debatin politik në këtë vend”, thanë avokatët e Trump në dosje.

Atëbotë vendimi i Twitterit u pasua edhe nga kompani tjera të teknologjisë.

Më 6 janar, përkrahësit e Trumpit u përleshën me policinë dhe më pas hynë në ndërtesën e Kongresit amerikan, duke dëmtuar pjesë të tij dhe duke kërcënuar ligjvënësit.

Sulmi erdhi derisa Kongresi po mbante takim për të vërtetuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale që ishin mbajtur dy muaj më parë.

Disa orë para sulmit, Trump iu drejtua një turme të madhe të përkrahësve të tij duke iu bërë thirrje që të “luftojnë si në ferr”.

Ai nuk bëri thirrje në mënyrë eksplicite për të sulmuar Kongresin.

Trump më vonë u akuzua nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët për nxitje të dhunës. Senati i kontrolluar nga republikanët e shpalli të pafajshëm.

Para se t’i bllokohej llogaria, Trump kishte më shumë se 88 milionë ndjekës në Twitter.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja