Suarez këshillon Xavin: Nuk është koha e duhur për ta drejtuar Barcelonën

Luis Suarez ka dhënë disa këshilla për Xavi Hernandez. Në kohën kur Barcelona është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për Ronald Koeman, Xavi është në mesin e emrave që përmendet si alternativë. Megjithatë, një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur vitet e fundit me Barcelonën, Luis Suarez, nuk beson se është koha […]

Në kohën kur Barcelona është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për Ronald Koeman, Xavi është në mesin e emrave që përmendet si alternativë.

Megjithatë, një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur vitet e fundit me Barcelonën, Luis Suarez, nuk beson se është koha e duhur që Xavi të vendoset në krye të stolit, përcjell Periskopi. Ai ka edhe disa arsye që e shtyjnë të mendojë kështu.

“Xavi si trajner i Barcelonës? Nuk mendoj se tani është koha e duhur që ai ta trajnojë skuadrën. Ai duhet të pres momentin e duhur. Është i mençur dhe e di se në çfarë pozite të vështirë është klubi”, ka thënë Suarez.

“Xavi ka shokë në klub dhe ai do ta marrë vendimin me ta – por është e vështirë gjithsesi”, shtoi uruguaiani.

Luis Suarez do të përballet me ish-skuadrën e tij gjatë kësaj jave. Ai ka thënë se nuk feston nëse i shënon gol Barcës.

“Shpresoj të shënoj të shtunën, por unë nuk do të festoj, kam respekt të madh për Barcelonën”, shtoi Suarez. /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova