Pasuria e Michael Jordan është më e madhe se e CR7 dhe Messit së bashku

Pasuria e Michael Jordan është më e madhe se e CR7 dhe Messit së bashku

Jordan njihet si një nga dy basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave falë suksesit të madh me Chicago Bulls mes viteve 1980 dhe 1990, duke fituar gjashtë herë kampionatin e NBA. Ronaldo dhe Messi në anën tjetër vlerësohen si dy futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Daily Star Sport ka shikuar […]

Jordan njihet si një nga dy basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave falë suksesit të madh me Chicago Bulls mes viteve 1980 dhe 1990, duke fituar gjashtë herë kampionatin e NBA.

Ronaldo dhe Messi në anën tjetër vlerësohen si dy futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Daily Star Sport ka shikuar fitimet e tre atletëve gjatë tërë karrierës dhe ka kombinuar e krahasuar këto të ardhura.

Pasuria e Cristiano Ronaldos

Duke qenë atleti më i paguar te Forbes në vitin 2021, Ronaldo fitoi 88 milionë funte vitin e kaluar.

51 milionë funte ishin pagë ndërsa 37 milionë të tjerë shkaku i marrëveshjeve si Nike, Herbalife, Tag Geuer dhe Clear Haircare.

Forbes gjithashtu e përfshin Ronaldon si të dytin mes viteve 2010-2019, vetëm pas Floyd Mayweather.

Nëse shohim sa fiton edhe me sponsorë, pasuria e CR7 vlerësohet rreth 363 milionë funte.

Pasuria e Michael Jordan

Nuk ka shumë atletë që janë miliarderë, por Jordan nuk është person i zakonshëm.

Gjatë kohës kur luante te Bulls dhe Washington Wizard, Jordan fitoi 66 milionë funte.

Forbes thotë se Jordan fitoi rreth 1.32 miliardë euro me sponsorët si Nike, Hanes dhe pijes Gatorade.

Pos kësaj, basketbollisti shijoi fitim të çmendur edhe me Air Jordan.

Pra në të gjitha, pasuria e Jordan vlen plotë 1.2 miliardë funte.

Pasuria e Lionel Messit

Renditur i dyti në listën e Forbes për vitin 2021, Messi fitoi 95.5 milionë funte që nga prilli i vitit të kaluar.

Argjentinasi fitoi 71 milionë euro nga pagat në sezonin e fundit te Barcelona dhe 24 milionë euro shtesë nga sponsorët.

Messi gjithashtu ka edhe një marrëveshje për tërë jetën me Adidas.

Pasuria e Messit vlerësohet me 309 milionë funte, vlerë që pritet të rritet pas kalimit te PSG.

Krahasime

Nëse bëjmë kalkulimet, Messi dhe Ronaldo kombinojnë 672 milionë funte.

Por, kjo as nuk i ofrohet Jordanit, që fiton 1.2 miliardë funte. Edhe nëse dy futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave bashkohen, ata janë 500 milionë funte prapa Jordan.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova