Mancini: Do të jetë e vështirë ndaj Spanjës

Mancini: Do të jetë e vështirë ndaj Spanjës

Roberto Mancini ka dhënë disa komente para ndeshjes që Italia do ta luajë kundër Spanjës. Selektori i Italisë ka bërë të ditur se pret ndeshje të vështirë ndaj spanjollëve, por gjithsesi, ka insistuar se për Italinë e tij asgjë s’është e pamundur. “Do të ishte mirë të fitonim Ligën e Kombeve menjëherë pas Kampionatit Europian […]

Roberto Mancini ka dhënë disa komente para ndeshjes që Italia do ta luajë kundër Spanjës.

Selektori i Italisë ka bërë të ditur se pret ndeshje të vështirë ndaj spanjollëve, por gjithsesi, ka insistuar se për Italinë e tij asgjë s’është e pamundur.

“Do të ishte mirë të fitonim Ligën e Kombeve menjëherë pas Kampionatit Europian dhe të kualifikoheshim sa më herët në Kupën e Botës, “Katar 2022”, por nuk do të jetë e lehtë,” – shpjegoi trajneri italian për faqen e UEFA-s. “Spanja ishte skuadra që na vuri më shumë në vështirësi gjatë “Euro 2020”. Ata janë të fortë dhe kanë lojtarë të mirë. Do të jetë një ndeshje e bukur”, ka thënë Mancini, përcjell Periskopi.

“San Siro”, zakonisht, mbushet plot kur luan ekipi kombëtar. Sidomos pas atij triumfi, ndoshta edhe të papritur, në “Euro 2020”.

“Ishte fantastike, sepse bëmë shumë njerëz të lumtur, të rinj dhe të moshuar. Ishte festë për të gjithë, ndoshta për shkak të periudhës që po përjetojmë. Tifozët ishin entuziastë dhe ne luajmë për të argëtuar njerëzit.”

Duke folur për talentet e reja të ekipit kombëtar, ish-trajneri i City-t, Interit etj., më tej vuri në dukje:

“Donnarumma filloi të luante në një moshë shumë të re dhe ka cilësi të mëdha. Ai përmirësohet vit pas viti dhe dëshiron të konsiderohet portieri më i mirë në botë. Ishim shumë me fat që e kishim në Euro 2020. Chiesa? Mendoj se Federico mund të rritet më tej, po përmirësohet në aspekte të ndryshme. Ai ka aftësi të mira atletike dhe teknike. Duhet të rritet mendërisht dhe të gjejë stabilitet. Ka shumë mënyra për të fituar. Perceptimi për Italinë ka ndryshuar, por njerëzit nuk mund të harrojnë se Italia ka fituar katër Kupa Bote. Ne jemi kampionë të Europës dhe kemi një histori të rëndësishme”. /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova