Kryeziu, Berisha, Zeneli, Zhegrova, Kololli, Voca e Idrizi – Kosova me shumë mungesa e ndryshime në ndeshjet e tetorit

Kryeziu, Berisha, Zeneli, Zhegrova, Kololli, Voca e Idrizi – Kosova me shumë mungesa e ndryshime në ndeshjet e tetorit

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të kthehet për të vazhduar aventurën e kualifikueseve për Katarin 2022, në muajin tetor. Dardanët do të kenë dy ndeshje; një më 9 tetor ndaj Suedisë dhe një tjetër më 12 tetor kundër kombëtares së Gjeorgjisë, shkruan Periskopi. Selektori Bernard Challandes sot ka publikuar listën me lojtarët e ftuar […]

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të kthehet për të vazhduar aventurën e kualifikueseve për Katarin 2022, në muajin tetor.

Dardanët do të kenë dy ndeshje; një më 9 tetor ndaj Suedisë dhe një tjetër më 12 tetor kundër kombëtares së Gjeorgjisë, shkruan Periskopi.

Selektori Bernard Challandes sot ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për këto ndeshje, ku vëmendje merr emri i Toni Domgjoni si ardhje e re. Por, aty vihen re edhe disa mungesa.

Kosova publikon listën për ndeshjet e tetorit – ftohet mesfushori i Zvicrës

Një lojtar si Arbër Zeneli, i cili për fat të keq mungon tash e një kohë të gjatë, është mungesa më e madhe që mund ta ketë Kosova  – ndonëse mungesa e tij tashmë është bërë ‘normale’. Përveç anësorit kosovar, edhe shoku i tij i skuadrës te Reims, Valon Berisha, i mungon kombëtares Dardane.

Selektori Bernard Challandes nuk do të mund të llogarisë as në lojtarin e Schalke 04, Blendi Idrizi, i cili në miqësoret e fundit që luajti Kosova ishte zbulimi më i mirë.

Në repartin ofensiv, edhe Edon Zhegrova – i cili vetëm dje u kthye te Basel pas një mungese të gjatë si pasojë e lëndimit – mungon në këtë grumbullim të Kosovës, pasi siç duket është vlerësuar se koha është e shkurtër për të që të kap ritmin e nevojshëm për të qenë me kombëtaren, shkruan Periskopi.

Hekuran Kryeziu po ashtu është një nga emrat ‘klasik’ të listës, e që në këtë grumbullim do të mungojë. Mesfushori ka qenë pjesë bosht e kombëtares, por ndeshjet e fundit nuk e kanë gjetur në përgatitjen më të mirë fizike.

Një tjetër ndryshim në listë shihet edhe në mungesën e Benjamin Kolollit e Idriz Vocës, i cili dikur është ftuar rregullisht, por rrethanat e fundit kanë bërë që të mos jetë me kombëtaren.

Bernard Challandes gjithsesi duhet të kalkulojë vetëm me lojtarët që aktualisht ka në dispozicion. Kosova synon rezultatet më të mira në dy ndeshjet e tetorit, ndaj Suedisë e Gjeorgjisë. /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova