Kombëtarja U17 e Kosovës niset në Austri, kështu deklarohet trajneri Arsim Abazi

Kombëtarja U17 e Kosovës niset në Austri, kështu deklarohet trajneri Arsim Abazi

Kombëtarja U17 e Kosovës u nis sot për në Austri, ku zhvillon ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, nga 6 deri më 12 tetor. Dardanët U17 gjatë dy ditëve të kaluara kanë zhvilluar stërvitje në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, derisa nesër do ta zhvillojnë ndeshjen e parë kundër Austrisë, në Traiskirchen, në orën 18:30. Ndeshjen […]

Kombëtarja U17 e Kosovës u nis sot për në Austri, ku zhvillon ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, nga 6 deri më 12 tetor.

Dardanët U17 gjatë dy ditëve të kaluara kanë zhvilluar stërvitje në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, derisa nesër do ta zhvillojnë ndeshjen e parë kundër Austrisë, në Traiskirchen, në orën 18:30.

Ndeshjen e dytë Kosova U17 do ta luajë me Slloveninë më 9 tetor në orën 11:00 në Lindabrunn, derisa në të njëjtin qytet më 12 tetor e zhvillon ndeshjen e fundit kundër Ishujve Faroe, në orën 15:30.

Në prag të nisjes për në Austri, përzgjedhësi Arsim Abazi është shprehur optimist se djelmoshat e tij do të arrijnë të shfaqin lojëra të mira dhe të marrin rezultate pozitive.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Edhe pse kemi pasur vetëm dy stërvitje me këtë përbërje të lojtarëve, jemi munduar të nxjerrim më të mirën dhe ta përgatisim ekipin për ndeshjen e parë kundër Austrisë. Gjithsesi, qëllimi ynë është që të mos i humbim ndeshjet, ngase dy të parat e grupit kualifikohen tutje. Kemi një fond të mirë të lojtarëve, edhe pse disa lojtarë që kemi planifikuar t’i kemi për këto kualifikime ka qenë e pamundur t’i grumbullojmë për shkak të mungesës së dokumentacionit. Sidoqoftë, udhëtojmë me optimizëm dhe shpresoj që edhe fatin ta kemi në anën tonë. Dihet që Austria dhe Sllovenia janë ekipe me traditë në futbollin evropian, por ne i kemi analizuar disa ndeshje të tyre dhe do të bëjmë çmos që të kemi paraqitje sa më dinjitoze”, ka thënë Abazi.

 

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova