Dy qytetarë në Prishtinë i bëjnë për spital zyrtarët policorë

Dy qytetarë në Prishtinë i bëjnë për spital zyrtarët policorë

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy raste të sulmit ndaj zyrtarëve policorë në Prishtinë. Rasti i parë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në Prishtinë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar dy zyrtarë policorë. I dyshuari […]

Rasti i parë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në Prishtinë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar dy zyrtarë policorë.

I dyshuari nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe të njëjtit i ka sulmuar fizikisht, pasi që policët i kanë shqiptuar gjobë për shkelje të masave anti-COVID.

Sipas policisë njëri nga zyrtarët policorë nga plagët e marra ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, gjatë orës 04:30, ku një person pas pranimit të një tikete kundërvajtje ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë dhe ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.

Me këtë rast polici ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është hapur rasti si “Kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar”.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik