Dëshmitari i tretë kundër Mustafës: M’i kanë thyer dhëmbët – s’ke mujt me shku në spital me thanë m’ka dëmtu UÇK-ja

Dëshmitari i tretë kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Salih Mustafa, i njohur me nofkën Cali, pretendon se atij ia kanë thyer dhëmbët gjatë kohës sa u mbajtë në qendrën e ndalimit në Zllash. Në këtë seancë që po vazhdon të mbahet, dëshmitari po iu përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes së viktimave Ai u pyet […]
Në këtë seancë që po vazhdon të mbahet, dëshmitari po iu përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes së viktimave
Ai u pyet për disa pika në të cilat ka thënë se ia kanë thyer dhëmbët si dhe dëmtimet të tjera që iu janë bërë në Zallash.
“Kom pas infeksion në nofull sepse i kom pas edhe dhëmbët e thym dhe kom pas një operim se ma hjekën atë kelbin e senet por u kanë një infeksion shumë i keq saqë mjeku m’ka thënë mirë që ke ardhë sa s’ka shku në tru, tani më vonë i kom rregullu dhëmbët.”
“Edhe ashtu mi patën thy dhëmbët po tani shkaku i infeksionit që nuk e di qysh ka ardhë e bona operimin dhe i rregullova dhëmbët. Artificial edhe sot i kom.”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.
Tutje ai ka thënë se nuk ka pasur guxim që të mjekohet në spital, por në mjekë privatë për shkak që, siç thotë ai ‘s’ke mujt me shku në spital me thanë m’ka dëmtu UÇK-ja’.
“Krejt prej Zllashit, por jam munduar më shumë me shku privatë shkaku që ti edhe me shku kështu të mjeku ti nuk ke mujt me i thënë një mjekut që më ka torturuar UÇK-ja ose diçka, dhe më shumë kemi shku në mënyra private, veç me kry punë më thjeshtë se kështu më ka shku më shumë nëpër njerëz privatë, nëpër mjekë privatë, shkaku që ti nuk ke mujt me shku te mjeku me i thënë më ka dëmtu UÇK-ja, sepse të ne është më ndryshe, të ne mentaliteti është ndryshe prej vendeve të Evropës, janë këto gjëra që shumë larg jemi me mentalitet, fatkeqësisht një pjesë e shoqërisë është shumë larg me këtë mentalitet. Me pas shku bën vaki i ke pasur edhe këta duke punuar aty se këta i kanë pasur krejt të uzurpuara ato ambulanta, këta janë kanë vet Zot aty”
Salih Mustafa po merr pjesë në këtë seancë përmes video-lidhjes.
Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja./Periskopi/











