Daut Haradinaj ‘mezi’ hynë në lokal nga mbështetësit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me aktivitetin e tij në kuadër të garës për Prishtinë. Haradinaj ditën e sotme e ka përfunduar me banorët e Parkut të Qytetit, të cilët të shumtë në numër e pritën Haradinajn ngrohtësisht. Kjo pritje vërteton se Haradinajt po i rritet mbështetja në çdo lagje e […]
Haradinaj ditën e sotme e ka përfunduar me banorët e Parkut të Qytetit, të cilët të shumtë në numër e pritën Haradinajn ngrohtësisht.
Kjo pritje vërteton se Haradinajt po i rritet mbështetja në çdo lagje e fshat të kryeqytetit.
Njoftimi i plotë i Haradinajt:
Në vazhdën e takimeve me mbështetësit e kandidatëve, sot tek Muhamet Kasabaqi, tek Parku i Qytetit.
I nderuar të bashkërrugëtojmë me Muhametin, nga familja e respektuar kryeqytetase, Kasabaqi.
Lista dhe programi jonë për Prishtinën, gërshetojnë vlera të cilat i japin zgjidhje problemeve të shkaktuara nga neglizhenca e qeverisjeve të kaluara.
Ne do të kujdesemi që të ketë barazi në investime dhe disiplinë në qeverisje.
Zbatimi Ligjit për Kryeqytetin, do t’i jep fund shumë problemeve që ka Prishtina.
#eparaPrishtina
#punamarë












