Bare: Pikësynimi jonë është të zëmë vendin e dytë dhe pse jo të mos të shkojmë në Botëror

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Keidi Bare, ka dhënë disa komente para ndeshjes me Hungarinë. Anëtari i skuadrës nga La Liga është ngarkuar me më shumë pyetje për kampionatin spanjoll, por gjeti kohë të tregonte edhe objektivat e kombëtares, përcjell Periskopi. Bare ka potencuar se sistemi i lojës në kombëtare dallon nga ai te klubi […]
Anëtari i skuadrës nga La Liga është ngarkuar me më shumë pyetje për kampionatin spanjoll, por gjeti kohë të tregonte edhe objektivat e kombëtares, përcjell Periskopi.
Bare ka potencuar se sistemi i lojës në kombëtare dallon nga ai te klubi dhe kjo është arsyeja e ngecjes me fanellën kombëtare.
TITULLAR NË LA LIGA- Në Kombëtare vij gjithmonë me shumë siguri, kam besim tek lojtarët e tjerë dhe te trajneri. Dua të them se me Espanjolin po shkojnë gjërat shumë mirë. Kam luajtur rregullisht dhe shpresoj të vazhdoj kështu.
STILI I LOJËS ME KOMBËTAREN- Dhe në Kombëtare bëj të njëjtën lojë, por në Kombëtare luajmë me sistem tjetër dhe luaj në rol tjetër. Jam më shumë në kontakt me topin te Espanjoli. Jam maksimumin kudo. Ndihem mirë në shumë role, e rëndësishme është të jem në fushë dhe të jap maksimumin. Jam ushtar që zbatoj rregullat, si këtu edhe te Espanjoli.
VËSHTIRËSITË NË LA LIGA- Një shqiptar e ka të vështirë, kam luftuar dhe punuar shumë të arrij këtu ku jam. Nuk është shumë e lehtë, më e rëndësishme është që të vazhdoj me këtë rritëm dhe të kaloj më lartë, është e vështirë, por me punë dhe seriozitet, arrihet çdogjë.
SHANSET PËR VENDIN E DYTË- Kombëtarja e sotshme po zhvillon ndeshje shumë të mirë, pikësynimi jonë është të zëmë vendin e dytë dhe pse jo të mos të shkojmë në Botëror. Duhet përqendrim dhe çfarë na thotë trajneri Do t’ia arrijmë qëllimit, edhe pse e dimë shumë mirë, se janë 2 ndeshje të vështira.
TRAJNERI REJA– Më ka mësuar shumë, si të vendosem në fushë, si të vrapoj pa topin dhe me topin. Ndihem shumë mirë, i shpreh falënderime. Të vazhdojmë me këto rritme. Të futemi për të fituar në këto dy ndeshje dhe për të arritur qëllimet tona”, u shpreh Keidi Bare. /Periskopi/












