500 fshatarë marrin peng dhe sulmojnë 11 infermiere që shkuan t’i vaksinojnë

Banorët e një fshati që kanë bindje të forta anti-vaksinë në Guatemalë kanë sulmuar infermieret që po provonin t’u jepnin vaksina, duke i mbajtur peng për shtatë orë. Rreth 500 njerëz bllokuan rrugën dhe vandalizuan veturat në Manguila, provincën veriore të Alta Verapazit. 11 infermieret ishin lëshuar nga pengmarrja pas negociatave mes policisë dhe fshatarëve, […]
Rreth 500 njerëz bllokuan rrugën dhe vandalizuan veturat në Manguila, provincën veriore të Alta Verapazit.
11 infermieret ishin lëshuar nga pengmarrja pas negociatave mes policisë dhe fshatarëve, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Autoritetet thanë që dezinformatat online po ushqenin rezistencën kundër vaksinave.
Infermieret ishin sulmuar “verbalisht dhe fizikisht” nga banorët, deklaroi ministri i Shëndetësisë së Guatemalës.
Mediat lokale raportuan që banorët e refuzonin vaksinën pasi një bashkëfshatar që e kishte marrë përjetoi efekte anësore. /Periskopi












