ZYRTARE: Shkarkohet Frank Lampard

Klubi londinez, Chelsea ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin Frank Lampard, përcjell Periskopi. Anglezi ka udhëhequr këtë ekip për 18 muaj, në 83 ndeshje, por në tetë të fundit ka pësuar hiç më pak se pesë disfata. Ky lajm vjen në fakt pas fitores 3-1 ndaj Luton Town në Kupën FA por […]
Klubi londinez, Chelsea ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin Frank Lampard, përcjell Periskopi.
Anglezi ka udhëhequr këtë ekip për 18 muaj, në 83 ndeshje, por në tetë të fundit ka pësuar hiç më pak se pesë disfata.
Ky lajm vjen në fakt pas fitores 3-1 ndaj Luton Town në Kupën FA por është forma në Premier Ligë ajo që ka çuar drejt këtij vendimi.
42 vjeçari ka arritur të përfundonte në top 4-she në sezonin e kaluar që u cilësua si impresiv edhe për shkak të ndalimi të transferimeve që vuante Chelsea në kohën kur ai u bashkua.
Chelsea Football Club has today parted company with Head Coach Frank Lampard.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 25, 2021
Lampard ka qenë trajneri me përformancën më të dobët që kur në krye të klubit është Roman Abramovich.












