ZYRTARE: Ozil është lojtar i Fenerbahces

Arsenal dhe Fenerbahce kanë arritur marrëveshje për transferimin e Mesut Ozil në Stamboll. Tani është zyrtare, Ozil është lojtari më i ri i Fenerbahce, lajmin e kanë bërë të ditur të dyja skuadrat, Arsenali dhe Fenerbahce në rrjetet e tyre sociale, Twitter. Sipas raportimeve, Ozil ka pranuar një ulje page drastike për tu bashkuar […]
Arsenal dhe Fenerbahce kanë arritur marrëveshje për transferimin e Mesut Ozil në Stamboll.
Tani është zyrtare, Ozil është lojtari më i ri i Fenerbahce, lajmin e kanë bërë të ditur të dyja skuadrat, Arsenali dhe Fenerbahce në rrjetet e tyre sociale, Twitter.
Sipas raportimeve, Ozil ka pranuar një ulje page drastike për tu bashkuar me klubin e vendlindjes.
Ozil u bë transferimi rekord i Arsenalit, kur u bashkua në vitin 2013 nga Real Madrid. Ai së shpejti do të ndikonte në ndeshje, duke dhuruar asistimet e tij në debutimin e tij dhe e përfundoi sezonin e tij të parë me fitoren dramatike të FA Cup ndaj Hull City.
Ai fitoi edhe dy herë FA Cup në tre sezonet e ardhshme dhe Mesut u emërua gjithashtu Arsenal Lojtari i Sezonit në 2015/16.
Ozil bëri mbi 250 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 44 gola dhe duke bërë 71 asistime.
Bilgilendirme
Profesyonel futbolcu Mesut Özil’in Kulübümüze transferi konusunda Arsenal Kulübü ile anlaşmaya varılmıştır.
Kamuoyunun bilgisine sunarız. pic.twitter.com/qcdBXdHmFs
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) January 24, 2021












