Zyra e Presidencës: Osmani obligohet të lëvizë me veturë të Policisë, PSD-ja tendencioze

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas aksionit të Partisë Social Demokrate ku këta të fundit e akuzuan për kepërdorim të veturave zyrtare. Ndër të tjerah, PSDK e vendosi një pankartë duke e etiketuar Zyrës e Presidencës si nëndegë të Vetëvendosjes. Ja reagimi i Presidencës: U.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani sipas ligjit, obligohet të […]
Ndër të tjerah, PSDK e vendosi një pankartë duke e etiketuar Zyrës e Presidencës si nëndegë të Vetëvendosjes.
Ja reagimi i Presidencës:
U.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani sipas ligjit, obligohet të lëvizë me veturë të Policisë së Kosovës dhe nën mbrojtjen e saj 24 orëshe.
As Presidentja e as stafi i saj nuk përdorin vetura të Presidencës.
Të gjitha veturat e Presidencës, çdo ditë janë në parking, ndaj, pretendimet e PSD-së, janë të pavërteta dhe tendencioze.
Rivaliteti politik nuk duhet të përdoret për diskreditim të institucioneve të shtetit.
Përgjegjësia që të ruhet integriteti i institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të tyre është e të gjithëve.











