Zhegrova impresiv në fitoren e Baselit: Driblime të suksesshme e asist për Pajtim Kasamin

Baseli ka regjistruar një fitore 3-2 si mysafir i Sionit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në elitën e futbollit zvicëran. Në këtë përballje ra në sy paraqitja e shqiptarëve si Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami, shkruan Periskopi. Në fakt, Zhegrova asistoi për Kasamin në golin e dytë të Baselit, i cili u […]
Baseli ka regjistruar një fitore 3-2 si mysafir i Sionit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në elitën e futbollit zvicëran.
Në këtë përballje ra në sy paraqitja e shqiptarëve si Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami, shkruan Periskopi.
Në fakt, Zhegrova asistoi për Kasamin në golin e dytë të Baselit, i cili u realizua me kokë.
Përndryshe, reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës pati një paraqitje të mirë në përgjithësi, duke regjistruar edhe tri driblime të suksesshme nga katër tentativa. /Periskopi.com/












