Zeka: Albin Kurti ju hipnotizon me përralla

Gazetari Milaim Zeka është përplasur me analistë rreth mos daljes së Albin Kurtit në debate publike. Ai ka thënë se Kurti me “përralla” po i hipnotizon përkrahësit. “Kështu i hipnotizon Kurti me përralla këta. Ai ju flet llafe dhe ju thotë që ne nuk do të kemi punë me Serbinë, pasi që ne do të […]
Gazetari Milaim Zeka është përplasur me analistë rreth mos daljes së Albin Kurtit në debate publike.
Ai ka thënë se Kurti me “përralla” po i hipnotizon përkrahësit.
“Kështu i hipnotizon Kurti me përralla këta. Ai ju flet llafe dhe ju thotë që ne nuk do të kemi punë me Serbinë, pasi që ne do të prodhojmë qumësht e domate, e në fakt nuk e përmend sa prodhohet realisht qumësht e domate në Kosovë në baza ditore. Një pronar i një fabrike mishi në Kosovë, më ka thënë se 1 milion pula në vit i blen nga Gjermania, pasi që Kosova nuk prodhon mjaftueshëm mish”, ka thënë Zeka në Kanal10, transmeton Periskopi.












