Werner nuk shënon as nga penalltia në ndeshjen e lehtë të Chelseat: Shtrihet i frustruar

Timo Wernerit, sulmuesit premtues gjerman, Chelsea i është kthyer në një makth të vërtetë. Edhe në ndeshjen e lehtë të kësaj skuadre që përfundoi 3-1 ai ka dështuar të gjejë rrugën drejt rrjetës. Tre gola për ekipin e Lampard i shënoi Tammy Abraham, sulmuesi i ri anglez. Luton Town po ashtu shënoi një herë. Kur […]
Tre gola për ekipin e Lampard i shënoi Tammy Abraham, sulmuesi i ri anglez. Luton Town po ashtu shënoi një herë.
Kur loja po shkonte drejt fundit, një penallti iu dhurua ekipit të Chelseat, dhe ky ekip ekzekutimin e saj ia dhuroi gjermanit të talentuar e të pafat.
Dhe, ajo që nuk pritej të ndodhte, ndodhi. Timo Werner nuk gjeti përsëri golin duke dështuar që të shënonte.
Timo Werner suffering with an increasingly nasty looking case of Torres-itis
https://t.co/6ulDsEsiON— Richard Innes (@bigrichinnes) January 24, 2021
Pas këtij gabimi të radhës, këmbëshpejti u shtri në fushë i frustruar.












