Vjen reagimi i Ibrahimovicit: Në botën time s’ka racizëm

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka reaguar për rastin e mbrëmshëm përmes një postimi në rrjetin social, Tëtter, shkruan Periskopi. Ibra u ndëshkua mbrëmë me karton të kuq, në duelin çerekfinal në kuadër të Kupës së Italisë, ku u mposhtën nga skuadra e Interit. Ai gjithashtu pati një përleshje të vogël me sulmuesin e Interit, Romelu […]
Ibra u ndëshkua mbrëmë me karton të kuq, në duelin çerekfinal në kuadër të Kupës së Italisë, ku u mposhtën nga skuadra e Interit.
Ai gjithashtu pati një përleshje të vogël me sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.
U mendua se Ibra bëri edhe fyrje raciste ndaj Lukakus, por përmes këtij shkrimi ai tregoi se nuk është e vërtetë.
Ky është reagimi i Ibrës. /Periskopi
“Në botën e Zlatanit nuk ka vend për racizëm. Ne jemi racë e njëjtë. Ne jemi të gjithë lojtarë, dikush më i mirë se tjetri”, ka shkruar Ibra duke publikuar një video interesante në rrjetet sociale.













