Vetëm 904 personave në Kosovë u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale

Vetëm 904 personave në Kosovë u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, deri tash ka pranuar mbi 1,389 aplikacione për pension, ku 50 për qind e lëndëve janë trajtuar mbi tri herë. Deri tash, statusi i viktimës së dhunës seksuale u është njohur 904 personave. Kryetarja e këtij komisionit, Minire Begaj-Balaj, […]

Deri tash, statusi i viktimës së dhunës seksuale u është njohur 904 personave.

Kryetarja e këtij komisionit, Minire Begaj-Balaj, tha se prej aplikacioneve që kanë pranuar, 31 janë burra të cilët kanë përfituar këtë pension nga shteti, kurse të tjerat janë gra, derisa ky komision ka refuzuar 240 lëndë.

Prej 2018 deri më tani nëpër regjion, domethënë në katër organizatat jo-qeveritare që janë të licencuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga shtatë regjione, kemi pranuar 1,389 aplikacione, prej këtyre komisioni ka arritur m’i shqyrtuar 1,203 aplikacione, i ka shqyrtuar prej të pranuarve në mënyrë të përgjithshme, ndërsa ia kemi njohur statusin e viktimës së dhunës seksuale 904 rasteve, prej tyre të refuzuara i kemi 240 lëndë”, u shpreh ajo për EO.

Tutje, Begaj-Balaj thotë se procedura e verifikimit merr kohë pasi për asnjë lëndë nuk marrin vendim në shqyrtimin e parë.

Ajo thotë se mesatarisht mbi 50 për qind të lëndëve janë shqyrtuar mbi tri herë, ndërsa maksimumi i shqyrtimit të një rasti ka shkuar deri në gjashtë herë.

Si rrjedhojë e pandemisë numri i aplikacioneve për marrjen e pensionit ka rënë, por që nga lirimi i masave për mos përhapjen e koronavirusit, ka bërë që të fillojë të rritet numri i aplikimeve.

Në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që personave që përjetuan këto krime gjatë luftës, t’u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale, me çka u është mundësuar të marrin pensionin ligjor që arrin në vlerën prej rreth 230 euro në muaj.

Bazuar në deklaratat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, gjatë luftës kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimit seksual.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik