Vazhdojnë sulmet ndaj Dakës, Haxhiu: Na kanë halë në sy

Vazhdojnë sulmet ndaj Dakës, Haxhiu: Na kanë halë në sy

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, përmes një reagimi në rrjetin e saj social Facebook, ka vazhduar me kërcënime ndaj kryetares së KQZ, Valdete Dakës. Haxhiu e ka quajtur veprimin e saj haptaz politik, dhe se kinse po mbulohet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj Dje KQZ përmes votës së PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe […]

Haxhiu e ka quajtur veprimin e saj haptaz politik, dhe se kinse po mbulohet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas saj Dje KQZ përmes votës së PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe znj. Daka e pamundësoi certifikimin e listës së Vetëvendosje.

Ajo shkon edhe më thellë, duke thënë se sistemi është i kapur dhe se ata po i frikësohen, e prandaj dhe po e luftojnë Albin Kurtin.

Postimi i saj i plotë:

Dje KQZ përmes votës së PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe znj. Daka e pamundësoi certifikimin e listës sonë. Ajo ndodhi në prag të zgjedhjeve më të rëndësishme që ka pasur Republika, dhe jo rastësisht në kohën kur Lëvizja jonë po prinë bindshëm me mbështetje popullore e Albin Kurti gëzon mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë lider ndonjëherë.

Arsyetimi se kinse kështu po respektohet vendimi i GJK është mbulim që nuk ua beson askush. Motivi kryesor haptazi është politik dhe për target e ka Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ata duan me çdo kusht që t’ia pamundësojnë qeverisjen VETËVENDOSJE!-s dhe Albin Kurtit, na kanë halë në sy, sepse tek ne shohim vullnetin e madh të qytetarëve për ndryshim. Mos harroni, janë po ata të njëjtit që e rrëzuan Qeverinë Kurti në mes të pandemisë, të njëjtët që formuan qeveri të jashtëligjshme e qeverisën jashtëligjshëm për gjashtë muaj, e të njëjtit që kanë nëpërkëmbur vendin në këto 20 vjetët e fundit.

Në Kosovë shkelësit më të mëdhenj të ligjit nuk kanë asnjë problem të regjistruar me ligjin. Nuk janë dënuar asnjëherë sepse nuk janë hetuar e gjykuar asnjëherë. Edhe nëse për ndonjë rast ka ndodhur, janë shpallur të pafajshëm. Për asye se sistemi është i kapur nga vet ata, e në shërbim të tyre. Pikërisht këtu edhe qëndron thelbi i kundërshtimit të tyre. Ata i frikësohen dhe e luftojnë Lëvizjen e Albin Kurtin sepse janë të vetëdijshëm se në Qeverinë Kurti, vetingu në sistemin e drejtësisë dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme janë të pashmangshme.

Fundi i tyre po vjen, sepse Qeveria Kurti po vjen.

 

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot