U tha se festoi shkarkimin e Lampard, reagon ish- lojtari i Chelseat

Ditën e sotme ka bërë bujë të madhe shkarkimi i Frank Lampardit nga posti i trajnerit të skuadrës londineze, Chelseat, shkruan Periskopi. Sipas medieve angleze, vendin e Lampard do të zë ish- trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel. Megjithatë, edhe një tjetër detaj ka marrë vëmendjen e madhe të publikut. Është ish – lojtari i Chelseat, […]
Sipas medieve angleze, vendin e Lampard do të zë ish- trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel.
Megjithatë, edhe një tjetër detaj ka marrë vëmendjen e madhe të publikut. Është ish – lojtari i Chelseat, Danny Drinkwater, ai që me postimin e tij në rrjetin social, Instagram ka bërë bujë të madhe.
Danny postoi një fotografi të tij duke festuar me fanellën e “The Blues” vetëm pak minuta pas lajmit se Lampard do shkarkohet.
Pas kësaj, ishte vet futbollisti i cili përmes një postimi tjetër, ka shpjeguar të vërteten e lajmit.
“Mendova që ishte reagim i quditshëm… Nuk i pash lajmet kur postova atë”, tha ai.
“Mua vetëm më mungon të luaj”, shtoi ai.
“Menaxheri (Lampard), është dikush që e kam adhuruar shumë që nga koha kur ishte lojtar”, përfundoi Danny Drinkëater duke aluduar se postimi ishte vetëm një rastësi.
Ja postimi i tij. /Periskopi













