Thibaut Courtois heroi i Real Madridit: Pret në mënyrë brilante penalltinë e Levantes

Real Madridi dhe Levante janë aktualisht duke luajtur baraz, 1-1, në ‘Bernabeu’, në përballjen e vlefshme për javën e 21-të në La Liga. ‘Los Blancos’ janë duke luajtur me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e nëntë, pas përjashtimit të Eder Militaos, shkruan Periskopi. Marco Asensio, çuditërisht, pastaj kaloi ‘mbretërit’ në epërsi në minutën e […]
Real Madridi dhe Levante janë aktualisht duke luajtur baraz, 1-1, në ‘Bernabeu’, në përballjen e vlefshme për javën e 21-të në La Liga.
‘Los Blancos’ janë duke luajtur me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e nëntë, pas përjashtimit të Eder Militaos, shkruan Periskopi.
Marco Asensio, çuditërisht, pastaj kaloi ‘mbretërit’ në epërsi në minutën e 13-të, para se Morales të barazonte në të 32-tën.
Mysafirët patën mundësi të artë në minutën e 64-t që të kalonin në epërsi për herë të parë në ndeshje, por gjuajtjen e tij nga penalltia e priti në mënyrë brilante Thibaut Courtois.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/












