Specialja ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës, sheh rrezik që ai të arratiset

Specialja ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës, sheh rrezik që ai të arratiset

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou ka vendosur t’ia vazhdojë paraburgimin ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, duke konsideruar se nëse ai lirohet, ka rrezik që të arratiset. Gjykatësi ka renditur argumentet e tij në vendimin për mbajtjen e Mustafës në paraburgim, ndërsa në konkluzionin e vendimit thuhet: “Për arsyet e lartpërmendura, Gjykatësi […]

Gjykatësi ka renditur argumentet e tij në vendimin për mbajtjen e Mustafës në paraburgim, ndërsa në konkluzionin e vendimit thuhet: “Për arsyet e lartpërmendura, Gjykatësi i Procedurës paraprake: URDHRON vazhdimin e ndalimit të z. Mustafa”.

Guillou ka konstatuar se nuk ka asgjë të re për t’i ndryshuar pretendimet e Prokrurorisë lidhur me rreziqet për arratisjen e Salih Mustafës, ndërhyrjes në dëshmitarë dhe mundësinë e kryerjes së ndonjë krimi.

“Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se nuk ka asnjë informacion ose zhvillim ndërhyrës në procedurat aktuale që minojnë përcaktimin se ekzistojnë artikuj baza për të besuar se të tre rreziqet e parashikuara në nenin 41 (6) (b) (i) – (iii) të ligjit vazhdojnë të ekzistojnë”, thuhet në përfundimet e vendimit.

Mustafa kishte paraqitur kishte ofruar disa kushte për t’u liruar, por ato për Gjykatën Speciale janë të pamjaftueshme.

“Çdo siguri që z. Mustafa mund të japë do të ishte e pamjaftueshme për t’u garantuar pajtueshmërinë me ndonjë kusht ose kapërcimin e rreziqeve konkrete të lirimit. Në të tilla rrethanat, lirimi, me ose pa kushte, nuk duhet të jepet”, thuhet në vendim.

Më 24 shtator 2020, Salih Mustafa u arrestua me një urdhërarrest të lëshuar nga Guillou dhe po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik