Spanja më në fund e kupton se Kosova është shtet i pavarur: Caktohet stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja

Spanja më në fund e kupton se Kosova është shtet i pavarur: Caktohet stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja

Shumë zhurmë u shkaktuar në momentin që u mësua shorti për kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2022. Shorti deshi që Kosova të jetë në Grupin A për kualifikime, së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Tri shtete, Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe kjo ishte arsyeja që u […]

Shorti deshi që Kosova të jetë në Grupin A për kualifikime, së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Tri shtete, Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe kjo ishte arsyeja që u shkaktua shumë zhurmë nëse do të pranonin të luanin me vendin tonë.

Megjithatë kësaj zhurme i ka ardhur fundi dhe Spanja do të jetë nikoqir i Kosovës.

Kombëtarja e Spanjës do të jetë nikoqire e Përfaqësueses së Kosovës më 31 mars të këtij viti.

Tanimë spanjollët kanë caktuar edhe vendin se ku do të luhet ky takim dhe ai është në qytetin e Sevillas.

Estadio de La Cartuja është vendi nikoqir ku do të përballën Kombëtarja e Spanjës me Përfaqësuesen e Kosovës.

Në postimin e bërë nga faqja zyrtare e Kombëtares së Spanjës në Instagram, spanjollët jo zyrtarisht e kanë njohur edhe Kosovën si shtet.

Paralajmërimi që është bërë është vendosur edhe flamuri i Kosovës, teksa për flamurin e vendit tonë ka pasur reagime të ashpra nga tifozët spanjollë.

Shumë nga komentet kanë qenë se ‘Kush është Kosova’?, por përgjigjen më të mirë mund t’ua japin djelmoshat tanë më 31 mars duke dhënë maksimumin për tu paraqitur mirë, por pse edhe mos të befasojnë vendasit duke nxjerrë një rezultat pozitivë që t’i bëjmë spanjollët mos ta harrojnë kurrë Kosovën.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova