Sonte derbi i zjarrtë Italian, Inter – Milan, këto janë statistikat

Interi dhe Milani kanë histori në Kupën e Italisë. Në fakt, janë dy nga katër formacionet lidere (së bashku me Bolognan dhe Juventusin) për pjesëmarrje në kompeticion: 73. “Libri i artë” thotë që kuqezinjtë e kanë fituar 5 herë, ndërsa zikaltrit janë të tretët e të gjitha kohërave me 7 triumfe. Megjithatë, për dy ekipet […]
“Libri i artë” thotë që kuqezinjtë e kanë fituar 5 herë, ndërsa zikaltrit janë të tretët e të gjitha kohërave me 7 triumfe.
Megjithatë, për dy ekipet nga Milano fitorja mungon prej shumë kohësh: Interi nga edicioni 2010/11, ndërsa Milani nga akoma më shumë (2002/03).
Do të jetë derbi numër 25 në Kupë. Në të kaluarën numërohen 7 fitore të zikaltërve, 10 të kuqezinjve dhe 7 barazime; me 22 gola të zikaltërve kundrejt 33 të kuqezinjve.
Më në përgjithësi, do të jetë derbi numër 227 mes gjithë kompeticioneve: Interi drejton klasifikimin me 82 fitore kundër 77 të Milanit, ndërsa barazimet janë 67












