Si ndikon pagjumësia në shëndetin e trurit?

Si ndikon pagjumësia në shëndetin e trurit?

Studime shkencore, kanë konfirmuar lidhjen e fortë mes pagjumësisë dhe shtimit në peshë. Studimet thonë se njerëzit që flenë më pak peshojnë më shumë se njerëzit që flenë mjaftueshëm, shkruan “AgroWeb”. Sipas tyre, gjumi i pakët rrit shanset e mbipeshës me 55%, transmeton lajmi.net. Pagjumësia shkakton probleme të tjera që prekin trurin. Ata që flenë […]

Studime shkencore, kanë konfirmuar lidhjen e fortë mes pagjumësisë dhe shtimit në peshë.

Studimet thonë se njerëzit që flenë më pak peshojnë më shumë se njerëzit që flenë mjaftueshëm, shkruan “AgroWeb”.

Sipas tyre, gjumi i pakët rrit shanset e mbipeshës me 55%, transmeton lajmi.net.

Pagjumësia shkakton probleme të tjera që prekin trurin.

Ata që flenë pak kanë prodhimtari më të dobët në punë dhe kanë vështirësi në përqendrim.

Sipas ekspertëve, problemet me gjumin rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ishemisë dhe diabetit të tipit 2.

Të dhënat shkencore tregojnë se njerëzit që flenë 4-6 orë për 6 netë me rradhë preken nga simptomat e para-diabetit.

Mungesa e gjumit shkakton dëshpërim të thellë.

Gjumi është thelbësor për imunitetin dhe kjo është arsyeja përse njerëzit që flenë më pak se 7 orë janë më të predispozuar të ftohen ose të preken nga gripi.

Shenjat Që Tregojnë Se Nuk Flini Mjaftueshëm

Njerëzit që kanë vështirësi të flenë kanë tendencën të hanë më shumë.

Truri ka nevojë për gjumin që të rimëkëmbet, në të kundërt do të kërkojë energji tek ushqimi.

Duke qenë se gjumi shton oreksin, njerëzit që kanë vështirësi të flenë do të shtojnë më shumë në peshë.

Njerëzit e pagjumë kanë vështirësi përqendrimi. Ata harrojnë ku kanë lënë çelësat, telefonin e sende të tjera personale.

Lodhja si pasojë e mungesës së gjumit është drobitëse.

Njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm sëmurën me lehtë.

Nëse gripi ju kaplon disa herë në një stinë, atëherë me siguri nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm dhe imuniteti juaj është i dobët.

Mungesa e gjumit lidhet fort me vështirësinë në vendimarrje dhe përqendrim në dhënien e makinës.

Ajo ndikon fort edhe tek shikimi, sidomos ai nga afër.

Njerëzit që flenë keq dhe pak acarohen më lehtë dhe në mënyrë të pashpjegueshme.

Lëkura vuan gjithashtu nga problemet me gjumin.

Jo më kot gjumi cilësohet si një rutinë e bukurisë së jashtme.

Njerëzit që nuk flenë mirë kanë më shumë rrudha, sepse gjatë gjumit trupi prodhon më shumë kolagjen.

Si Të Bëni Një Gjumë Të Mirë

Ekspozimi ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu që vjen nga telefonat pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Përpiquni të mos shikoni televizor të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur.

Mos pini kafe pasdite vonë dhe të mos flini gjatë ditës

Sipas ekspertëve, ju duhet t’u përmbaheni orareve të rregullta të fjetjes dhe zgjimit.

Sipas nevojës mund të konsumoni edhe suplementët e melatoninës 60 minuta përpara gjumit.

Një tjetër suplement i dobishëm është magnezi që qetëson trupin dhe trurin dhe përmirëson qetësinë e gjumit.

Pirja e alkolit ka një ndikim negativ tek gjumi, ndërkohë që dhoma e gjumit duhet të jetë në errësirë dhe pa zhurma.

Temperatura e ajrit në dhomë duhet të jetë rreth 20 gradë celcius por jo shumë e ngrohtë dhe as shumë e ftohtë.

Nëse konsumoni ushqim të pasur me karbohidrate disa orë përpara se të shtriheni për të fjetur do të flini më mirë.

Por cilësia e gjumit prishet rëndë nëse hani ushqim pak përpara se të bini për të fjetur.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve