Shtyhen përsëri testet mjekësore për El Shaarawyn para transferimit te Roma

Stephan El Shaarawy vazhdon të presë për testet mjekësore me Romën, me ‘Sky Sport Italia’ që raporton se ai ende është pozitiv me koronavirus, transmeton Periskopi. Italiani pritet të rikthehet në ‘Olimpico’, por raportohet se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, para se të mund të vazdhonte me ekzaminimet mjekësore. Kjo nënkupton se ish-anësori i Milanit […]
Stephan El Shaarawy vazhdon të presë për testet mjekësore me Romën, me ‘Sky Sport Italia’ që raporton se ai ende është pozitiv me koronavirus, transmeton Periskopi.
Italiani pritet të rikthehet në ‘Olimpico’, por raportohet se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, para se të mund të vazdhonte me ekzaminimet mjekësore.
Kjo nënkupton se ish-anësori i Milanit duhet të presë derisa të del negativ, pastaj të kompletojë transferimin te ‘Giallorossët’.
‘Sky Sport Italia’ raporton se testet mjekësore janë shtyer përsëri. /Periskopi.com/












