SHBA konfirmon angazhimin për forcimin e NATO-s

SHBA konfirmon angazhimin për forcimin e NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi “angazhimin e SHBA-së për forcimin e NATO-s”. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price bëri një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike mes sekretarit Blinken dhe Stoltenberg. Në deklaratë thuhet se Blinken dhe Stoltenberg […]

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi “angazhimin e SHBA-së për forcimin e NATO-s”.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price bëri një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike mes sekretarit Blinken dhe Stoltenberg.

Në deklaratë thuhet se Blinken dhe Stoltenberg u dakorduan për fillimin e punimeve për zhvillimin e një Samiti të Liderëve të NATO-s në gjysmën e parë të vitit 2021. “Sekretari Blinken në bisedën me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg nënvizoi angazhimin e administratës së Bidenit për forcimin dhe rigjallërimin e aleancës transatlantike” thuhet në deklaratë.

Blinken bisedoi me ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë

Blinken gjithashtu ka zhvilluar biseda të ndara telefonike edhe me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Dominic Raab, ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas dhe ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian.

Në bisedat me homologët e tij evropianë, Blinken ka shprehur rëndësinë e aleancës së NATO-s dhe rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe këtyre vendeve.

Sekretari i ri amerikan i Shtetit Blinken filloi detyrën e tij pasi mori miratimin të martën në Senat.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin