Shala takohet me veteranin i tri luftërave çlirimtare: Ka shumë plagë nga betejat e shumta

Ferat Shala, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka takuar Hazir Thaçin nga Carralluka e Malishevës, veteranin e tri luftërave çlirimtare. Shala ka thënë se Haziri është pinjoll i familjes së njohur Thaçi nga Carralluka e Malishevës, në të cilën pushka e lirisë pat shkrepur shumë herët, në vitin 1969. “Me Hazir Thaçin […]
Ferat Shala, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka takuar Hazir Thaçin nga Carralluka e Malishevës, veteranin e tri luftërave çlirimtare.
Shala ka thënë se Haziri është pinjoll i familjes së njohur Thaçi nga Carralluka e Malishevës, në të cilën pushka e lirisë pat shkrepur shumë herët, në vitin 1969.
“Me Hazir Thaçin – veteranin i tri luftërave çlirimtare, njeriun që në trup ka shumë plagë që i ka marrë në betejat e shumta të luftës për liri”.
“Haziri është pinjoll i familjes së njohur Thaçi nga Carralluka e Malishevës. Pushka e lirisë në familjen Thaçi pat shkrepur shumë herët, në vitin 1969, kur babai i Hazirit, Muharrem Thaqi, me aktin e tij trimëror, i bëri jehonë të madhe shkeljes së të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve nën Jugosllavinë komuniste”, ka shkruar Shala në rrjetin social Facebook.
Shala ka shtuar se Hazir Thaçi bënë pjesë në grupin e heronjve të gjallë të luftës.
“Krenaria dhe trimëria prej luftëtari, e bëjnë këtë burrë të respektueshëm prej të gjithëve”, ka theksuar ai.
https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/posts/2933581806917302












